Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

E dhunoi dhe i theu brinjët djalit 3-vjeçar të partneres, Gjykata vendos 12 vite burg për Alfred Kazanxhin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin me 12 vite burg për 36-vjeçarin Alfred Kazanxhin, i cili akuzohet se ka dhunuar barbarisht djalin 3 vjeç të bashkëjetueses së tij.

Nga ky vendim, ai do të kryejë vetëm 8, pasi bazuar në nenin 406 të Kodit Penal përfiton ulje të 1/3 të dënimit dhe i mbetet për të shlyer 8 vite burg. Më tej në vendim, thuhet se burri do të vendoset në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kujtojmë se më 28 prill, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kazanxhin. Në seancë, Kazanxhi mohoi të ketë ushtruar dhunë mbi të voglin dhe se sipas tij, djali i gruas me të cilën bashkëjetonte, Alba Kapaj Hoxha, kishte rënë nga divani.

Në sallën e gjyqit Kazanxhi gjithashtu deklaroi se është i martuar me letra me një tjetër grua. Vetë Hoxha, nëna e fëmijës tregoi në dëshminë e saj se ajo në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, më 24 prill ka qenë tek fqinjët, ku dhe punon prej muajsh si pastruese dhe kujdeset për vajzën e tyre invalidë. Ajo tregoi se ka blerë bukë dhe kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur të birin e dhunuar.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual.

Ai u shpreh se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja.

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.K , i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 897 datë 06.04.2021 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.K dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Ilir Toska dhe anëtar znj. Valdete Hoxha dhe znj.Elbana Lluri, me vendimin nr.7 datë 17.01.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 897 datë 06.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 17.01.2022

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img