Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

E dhimbshme/ Vdes elektriçisti baba i dy fëmijëve në krye të detyrës, reagon OSHEE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elektriçisti Kliton Xhani, baba i dy fëmijëve, ka humbur jetën në krye të detyrës.

Xhani po punonte në kabinën e rajonit të Durrësit por ka gjetur vdekjen.

Për këtë ka reaguar edhe OSHEE që bën me dije se po po bashkëpunon me organet e drejtësisë të cilat po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti në punë.

‘Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të elektriçistit Kliton Xhani, i cili humbi jetën në krye të detyrës ndërsa punonte për mirëmbajtjen (remontin) e kabinës në rajonin e Durrësit. OSHEE po bashkëpunon me organet e drejtësisë të cilat po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti në punë.

OSHEE shpreh keqardhje që individë të caktuar, për interesa politike keqpërdorin të tilla ngjarje tragjike duke bërë prokurorin dhe gjykatësin, por edhe duke mos respektuar së paku familjarët e të ndjerit’, thuhet në reagimin e OSHEE.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img