Hapësire reklamuese

Aktualitet

E DHIMBSHME/ Shkelën minën, vdesin nga shpërthimi 9 fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Forca ushtarake afgane në patrullim

9 fëmijë afganë vdiqën tragjikisht pas një shpërthimi të fuqishëm në provincën e Darkadit, në verilindje të vendit.

Fëmijët po shkonin në shkollë, kur mjeti me të cilin ata po udhëtonin shkeli një minë tokësore, e cila shpërtheu menjëherë. Zona ku ndodhi atentati kontrollohet nga fraksioni terrorist i Talebanëve.

Sipas informacioneve nga zëdhënësit të distriktit të Takharit Jaëad Jehri viktimat i përkisnin grupmoshës 7-11 vje.

Prej gati 20 vitesh, Afganistani është përfshirë nga luftime midis forcave të ndryshme. Në gati dy muaj (1 korrik-30 shtator) kanë vdekur 1174 veta nga shpërthimet me bomba duke rritur bilancin tragjik me 52%. Pavarësisht se është folur prej kohësh për një marrëveshje paqeje midis SHBA-së dhe Talebanëve, ende nuk është arritur asgjë konkrete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu