Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E DHIMBSHME/ Po kalonte rrugën, vdes në aksident 16-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik.

16-vjeçari Xhemal Velsami është goditur për vdekje nga një shofere makine dy ditë më parë teksa po kalonte rrugën në ishullin e Ischias, në gjirin e Napolit, ku po kalonte pushimet.

Drejtuesja e makinës me iniciale S.C. ka tentuar të shmangë aksidentin, por ka goditur fatalisht adoleshentin. Por, asgjë nuk është mbyllur me kaq teksa drejtuesja u përplas më pas me një makinë tjetër dhe me murin anësor të rrugës.

Ajo është dërguar në spital në krizë të rëndë nervore. Ndërsa, ishte e pamundur të shpëtohej jeta e adoleshentit, i cili vdiq në vend.

Drejtuesja e mjetit ka patur probleme me ligjin dhe 7 vite më parë i shkaktoi vdekjen një tjetër këmbësori. Asaj iu patenta dhe leja e qarkullimit për një vit

68547553_2014066685365305_7472740197319311360_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll