Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

E DHIMBSHME, ndërron jetë aktori Fadil Hasa

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme ka ndërruar jetë aktori i humorit Fadil Hasa.

Hasa ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.

Prej kohësh gjigandi i skenës së humorit, vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën e mësoi pak javë më parë.

Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe në orën 10:00-deri në 11:00 në Teatrin e Durrësit.

Fadil Hasa është nderuar katër herë me çmimin “Aktori më i Mirë i Humorit” dhe mban titullin ‘Artist i Merituar’. Ikona e estradës së Durrësit u lind në Krujë me 8 prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike si: Mao Ce Dun (2007), Hekuran Romalini Zëvendësi i grave (1987).

Hasa kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkoder. U aktivizua dhe u bë i njohur si aktor,  qysh me grupin e Estrades Amatore te Portit të Durrësit (1963-1970).  Në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, më 1993. Ka luajtur shumë role në komedi me një akt, skecë, parodi e pantomime, dialoge dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.

U bënë të njohura per publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek “Or ti i keshillit”,” Hamdiu” të Mysafiri i paftuar,” Qyli” (monolog) etj. F. Hasa ka luajtur edhe ne disa filma, si: Zëvendesi i grave, Mao Ce Dun (Hekurani, 2004), Trapi i vjetër (oficeri, 2005), Lutje dashurie (besimtar mysliman, 2005). E veçanta e tij eshte loja me “seriozitetin” e shitur të personazheve, duke nxjerrë në pah që andej  naivitetin, dobësi e mangësi të caktuara karakteri, falë shumë interpretimeve humoristike, që ai përdorte, si dhe ndjenjës se lartë të ritmit apo përdorimit të  frytshëm të kontrapunkteve.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img