Hapësire reklamuese

OpEd

E DHA TELEVIZORI!

Shkruar nga Newsbomb
Edi Oga

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali"

Më parë ka qenë i fryrë, tani është i sheshtë.

Më parë ka qenë analog, tani është digjital.

Televizori. Të gjithë e kanë minimumi nga një në shtëpi. Siç kanë edhe nga një WC.

Ka shumë kohë që kanë filluar të ngatërrohen me njëri-tjetrin, madje paradoksalisht, atij të parit i vjen erë e keqe, kur e ndez.

Gazeta me gënjeshtra dhe budallallëqe që në pikë të mëngjesit.

Telefonata apo lidhje direkte me defiçentë.

Të ftuar në studio njerëz që nuk kanë bërë asgjë dhe nuk i njeh askush.

Horoskopi.

Klipe laco-erotike te muzikës hip-hop përzier me tallava. Kokainë dhe armë.

Njoftime për kufizime energjie te lagjia jote.

Emisione gatimi. Një zonjë obeze na mëson se si të hamë shëndetshëm.

Telenovelë turke me lot dhe qurre. Ritransmetim.

Telenovelë indiane. Ritransmetim.

Lajme me mbjellje pemësh në një qytet pa ujë.

Lajme për kapje droge në Brazil dhe në Durrës.

Lajme për vëllain që vret vëllain.

Lajme sportive. Ultrasit e Tironës vendosin bombë për të vrarë ultrasit e Partizonit.

Reklama me proteina kërmijsh që shërojnë çdo sëmundje.

Reklama me tiganë të fjalës së fundit që nxënë dy pula njëherësh dhe që në verë përdoren edhe si kondicionerë.

Telenovela. Turke, indiane, meksikane, braziliane.

Emisionet e pasdites. VIP-a dhe rripa dhe anasjelltas.

Lajmet e Zërit të Amerikës. (Kush dreqin i shikon?!)

Edicionet qëndrore të lajmeve. Vrau... preu... grabiti... droga... deputeti... vetingu... PPP... venezia... SPAK-u... çmim për bashkinë... presidenti... vjedhje votash... superliga... moti sot dhe parashikimi per dje!

Emisione politike. Gjithandej. Në studio deputetë, ish-deputetë, deputetë pa kuptim.

Ministra me halle, ish-ministra gjithashtu me halle. Filozofë. Gjithologë.. Psikologë.

Sociologë. Gazetarë. Shkrimtarë. Të paparë. Botues. Ndërtues. Shkatërrues. Dhe Avokati.

Zihen dhe grihen. Kush jam unë e kush je ti. Unë të bëj atë ti nuk më bën këtë...

Për hir të së vërtetës ky është momenti kur televizori fillon e mban erë dhe ti e fik që të mos kërmosësh ambjentin!

Televizioni është mjet i komunikimit masiv. Shërben për t’u informuar dhe për t’u zbavitur.

A jemi të sigurt more miq që televizori na informon ashtu siç duhet?

A jemi të sigurt që televizori na afron argëtimin për të cilin kemi nevojë?

Kam përshtypjen se jo.

Për momentin na servirin vetëm idiotësira dhe propagandë!

Për dreq, ka akoma shumë nga ata që jetojnë dhe veprojnë me shprehjen “E dha televizori”

Sondazh

Poll