Një 45-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Korçës. Alma Rakipi ishte dënuar më parë nga gjykata e këtij qyteti me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim Alma Rakipi, 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.