Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

E denoncoi se i vodhi shtëpinë, Endri Prifti reagon për ish-bashkëshorten: Sikur një mijë të zeza të ketë, është nëna e djalit tim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtari i njohur Endri Prifti pak javë më parë bëri një denoncim në emisionin investigativ “Stop” për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit.

Mirëpo, i pyetur së fundmi në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja e tij, Endri zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në dorë institucioneve dhe duke mos bërë asgjë koment më shumë për sa i përket ish-bashkëshortes.

“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri te emisioni “Dola te Ola”.

Mësohet se pas transmetimit të denoncimit të këngëtarit në emisionin “Stop”, për grabitjen e shtëpisë me vlerë 75 mijë euro, institucionet përkatëse në Korçë kanë reaguar dhe kanë sekuestruar shtëpinë për të shqyrtuar çështjen më tej.

Kujtojmë që Endri Prifti në emisionin invenstigativ theksoi se për vite me radhë ka paguar pjesën më të madhe të vlerës së shtëpisë, “Kisha një martesë, në 2007-n, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti-2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin…

Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur, duke e shitur më pas padrejtësisht. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen. Për herë të parë iu shit një shoqes së ngushtë të ish-bashkëshortes, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë”, deklaroi ai më hert.

Më shumë


spot_img








spot_img