Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

E ÇUDITSHME! Grekët i dërgojnë ÇOKOLLATA me mesazhe USHTARËVE armenë, mes tyre dhe një nga SHQIPËRIA

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dae18312ad48aa9aa83dea4f2673801c

Kemi parë kur shtetet aleate ndihmojnë në kohë lufte njëra-tjetrën me forca ushtarake, por s’na kishte shkuar në mendje se një shtet do t’i vinte në ndihmë një tjetër shteti aleat me…çokollata.

Në fakt pikërisht kjo po ndodh në Greqi, prej ku qindra çokollata “Snickers” janë nisur drejt ushtarëve armenë në frontin e luftës kundër Azerbajxhanit.

Ashtu si Rusia dhe Serbia, edhe Greqia ka deklaruar mbështetjen e saj ndaj Armenisë, sikundër Turqia mbështet tashmë edhe me armatime të rënda Azerbajxhanin, raporton newsbomb.al.

E veçanta e këtyre çokollatave është se bashkangjitur kanë nga një mesazh, ndonjë shaka, batutë apo proverbë për t’i rritur moralin ushtarëve armenë.

Sipas mediave greke, ushtarët armenë i përdorin këto çokollata në vend të parave, për të vënë bast me njëri-tjetrin nëse bombardimet e tyre do të godasin apo jo në shënjestër.

Një nga mesazhet mbi çokollatë shkruan: “Qëndroni të fortë heronj armenë”.

E mes qindra çokollatave është edhe ajo me mesazhin, sipas mediave greke, i një djali minoritar grek që jeton në Shqipëri, transmeton newsbomb.al.

“Ju jeni me Zotin, dhe po luftoni kundër të ligut, për çlirimin e vendit tuaj. Jemi me ju dhe lutemi për ju. Zoti e bekoftë luftën tuaj të shenjtë”, shkruan minoritari grek mbi çokollatën e tij.

sdgfwerhehj4rhj4j4jj.jpg

Ndërsa disa të reja serbe janë treguar edhe më bujare, duke u premtuar ushtarëve armenë më shumë se një çokollatë. Njëra prej tyre majde shkruan se mezi pret të mbarojë lufta me fitoren e Armenisë, që të provojë seksin me një ushtar armen.

dfsdfg3e4hyw3.jpg

fgwergt3e4hye4hdfgh.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img