Hapësire reklamuese

Aktualitet

 E bullizonin në TikTok, 41-vjeçarja nga Durrësi i dha fund jetës me fotoksinë

Shkruar nga Newsbomb
 E bullizonin në TikTok, 41-vjeçarja nga Durrësi i dha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Durrës. Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës me fotoksinë për shkak të bullizimit në rrjetet sociale.

Sipas dyshimeve paraprake, ndaj të ndjerës është përdorur gjuhë denigruese dhe tallëse nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte në zonën e Fllakës. Me emrin e saj janë hapur profile denigruese në rrjetin social TikTok duke i krijuar një situatë tepër të rënduar psikologjike dhe fatkeqësisht nuk ka mundur ta kapërdijë dot.

Edhe se ngjarja ka ditë që ka ndodhur ende nuk është bërë njoftim zyrtar nga policia e Durrësit. Ajo ka humbur jetën në spital pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale "shkaktim vetëvrasjeje" do t'i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Uniformat blu ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë dhe kanë marrë në pyetje personelin e fasonerisë për të zbuluar autorët që fshihet pas kësaj skeme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese