Hapësire reklamuese

Showbiz

E BUKURA SHQIPTARE doli nga shkallët e SHTËPISË SË KONGRESIT, kurorëzohet Miss Shqipëria me lum njerëzish në qytetin ku SHKREPI DRITA (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb
Numri 14, fituese e Miss Shqiperia

Nuk mund të ndodhte ndryshe, sipas regjizorit Petri Bozo.

Në një vizitë në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, kishte parë mbiemrin Bozo në emrat e vendosur në mur. Dhe që aty, kishte lindur ideja e organizimit të Miss Shqipëria në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes.

Përpara fillimit të spektaklit në orën 21.00 të shtunën në mbrëmje, ishte producenti Petri Bozo që e dha vetë lajmin sesi nisi ideja e projektit të Miss Shqipëria në qytetin e Lushnjes, nga ku ai vetë vjen.

Eshtë 100 vjetori I Kongresit të Lushnjes, ndaj nuk mund ta shmangia këtë festë. Bisedova me kryetarin e bashkisë së Lushnjes dhe menjëherë gjeta përkrahjen dhe mbështetjen e tyre. Vend më të bukur sesa e bukura e Shqipërisë të dilte nga shkallët e shtëpisë së Kongresit, nuk kishte, rrëfen producenti Petri Bozo.

Por spektakli po zhvillohej në kohë pandemie, ndaj ruajtja e distancës ishte prioriteti numër një. Dhe vajzat madje, në sfilatën e tyre të parë, në veshjen e tyre, kishin për qëllim pikërisht të tregonin me veshje distancën sociale.

Edhe pse ishin vendosur pak karrige, një numër I kufizuar të zgjedhurish të bashkisë, kjo nuk e pengoi qytetin e Lushnjes të zgjohej. Gjithë lushnjarët kishin dalë në shesh. Nëpër ballkonet e pallateve nuk kishte vend. Ishin vetë lushnjarët që hidhnin fishekzjarrë duke e kthyer këtë ditë të zgjedhjes së Miss Shqipëria në një festë të vërtetë për qytetin.

Mes 26 vajzave, juria e kishte të vështirë të përzgjidhte më të bukurën Shqiptare, edhe pse cmimet ishin të shumta. Megjithatë, më në fund, vetëm njëra do të vinte kurorën e bukurisë mbi kokë, për të finalizuar muajt e përgatitjes dhe një spektakël nën një skenografi që në qendër kishte shtëpinë e Kongresit, por kishte improvizuar edhe dy shtëpi të tjera përpara shkallëve të shtëpisë muze.

Në fazën finale u dhanë këto çmime:

Miss Interneti Iliada Baci

-640-0-5f136cf946eb2.png

Miss Miqësia Antonela Çina

-640-0-5f136cf9786a0.png

Miss “Stopi” vajza e zgjedhur si velinë Françeska Rustemi

-640-0-5f136cf99c6bd.png

Miss Press Sindi Drala

-640-0-5f136cf9c1904.png

Shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria 2020” u shpall Klerisa Meta

-640-0-5f136cf9e6939.png

Shoqëruesja e parë Françeska Rustemi.

-640-0-5f136cfa15eaa.png

Më të bukurën e bukurisë shqiptare, juria zgjodhi vajzën me numrin 14, Iliada Baci, të cilën Kryetari i Bashkisë Lushnje z.Fatos Tushe e shpalli fituese të “Miss Shqipëria 2020”.

110090635_3720033351345806_3219681175694550917_n.jpg

110288687_3720032791345862_5829342478182854964_n.jpg115682225_3720032584679216_6511526764534163758_n.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.