Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

E bukur yll, kush është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin TRAGJIK në Vlorë-Fier; trupi u gjend 300 metra larg vendngjarjes (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1c20d02b7283b197926c77338e7cd9c1

Një lajm i kobshëm ka tronditur sot vendin tonë, pasi një 23-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti tragjik në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës, më pas ka rënë në kanal.

Drejtuesja e automjetit tip Hunday me targa AA163XO, Silvana Muho është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që 23-vjeçarja Anxhela Çapo ka humbur jetën në vend.

Screenshot_15.jpg

Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të 23-vjeçares.

Paraprakisht dyshohet se është marrë zvarrë nga makinë tjetër kur ka ndodhur aksidenti dhe është gjendur disa metra larg vendngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img