Hapësire reklamuese

Sporti

E bujshme/ Tirana shkarkon Julian Ahmatajn

Shkruar nga Newsbomb
E bujshme/ Tirana shkarkon Julian Ahmatajn

Humbja në derbin me Partizani(2-1) nuk është falur te Tirana. Bardheblutë kanë shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj. Sipas “RTSH Sport”, klubi 26 herë kampion ka larguar Ahmatajn nga roli i trajnerit, por me shumë mundësi do t’i besojë atij postin e drejtorit teknik.

Kujtojmë se Ahmataj ishte në krye të stolit të Tiranës, pas largimit të Orges Shehit. Me 18 ndeshje në kampionatin shqiptar, 44-vjeçari fitoi 6 ndeshje, po aq dhe humbi e barazoi. Me një golavarazh 32 gola të shënuar dhe 27 të pësuar.

Tirana luan nesër, ora 17:00, ndeshjen e parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Teutës. Për ndeshjen në stadiumin “Niko Dovana”, Ahmataj është paraqitur dhe në konferencën e zakonshme për shtyp.

Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e Tiranës dhe po ashtu trajneri i ri që do emërohet në krye të bardhebluve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese