Prokuroria Speciale (SPAK) lëshoi sot 32 urdhër-arreste për kapjen e personave të botës së krimit.
Mes tyre ishte edhe Suel Çela, një emër i njohur për Policinë dhe për disa ngjarje kriminale. Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë disa detaje në lidhje me krimet e porositura nga ai.
Sipas burimeve të Hoxhës, bëhet me dije se një tjetër krim i porositur nga Suel Çela, është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha.
Lidhur me këtë atentat, Policia e kryeqytetit arrestoi në muajin janar shtetasin Skerdi Tasi, i cili dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.
Kujtojmë se atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi në 18 janar 2022, ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.
Lidhur me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi, i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.