Hapësire reklamuese

Politikë

E BUJSHME/ SPAK shkresë Kuvendit: Na lejoni të arrestojmë Sali Berishën!

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë dhe i kërkon që të lejojë arrestimin e Sali Berishës, shkruan newsbomb.al. Vendimi vjen vetëm një muaj pas seancës paraprake për tjetërsimin e pronave të ish-klubit sportiv "Partizani".

Aktualisht, ndaj ish-kryeministri është dhënë masa paraprake e sigurisë "Detyrim paraqitje", por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim i daljes jashtë vendit", veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.

[caption id="attachment_765182" align="alignnone" width="1116"]Shkresa qe SPAK i ka dergaur Kuvendit per lejimin e arrestimit te Sali Berishes Shkresa qe SPAK i ka dergaur Kuvendit per lejimin e arrestimit te Sali Berishes[/caption]

Aktualisht në masë sigurie "Arrest në shtëpi" është Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet se ka vepruar me privatizimin e ish-klubit sportiv "Partizani" gjatë kohës që në pushtet ishte vjehrri i tij, Sali Berisha. SPAK e akuzon këtë të fundit se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë.

Në shkresën që kryeprokurori Altin Dumani i ka dërguar Lindita Nikollës, ai thotë se deputeti Sali Berisha nuk i është bindur vendimeve të Gjykatës së Posaçme, për t'u paraqitur dhe njohur me masën paraprake të sigurisë që është dhënë ndaj tij.

"Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë", thuhet në shkresën e SPAK për Kuevndin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese