Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E BUJSHME/ SPAK nis hetimin për vëllanë e ish-deputetit të LSI, është kapur me shkelje të rënda në tendera

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f79892167a6aa8ede2c9d6cc3362c1f

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, është kallëzuar penalisht në SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Burime për Partinë Socialiste bëjnë me dije se kallëzimi penal ka ardhur pas shkeljeve që ka gjetur Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe ka të bëjë me shkeljet në periudhën 2013-2017.

Sipas tyre, KLSH përmes një kontrolli të ushtruar “Për evadimin e materialeve të auditivit të ushtruar në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullueshmërisë së veprimtarisë ekonomike-financiare”, ka bërë disa vërejtje për rritjen e efiçencës financiare dhe rikuperimit të dëmeve të pësuara.

Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një rast abuzimi në nivelet e larta drejtuese dhe për këtë rasye do të trajtohet në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, pasi kjo e fundit ka në kompetencë thellimin e hetimeve për abuzime të këtij lloji.

Ish-deputeti Përparim Spahiu është një nga figurat kryesore të LSI-së në Tiranë, i cili do të kandidojë në kryeqytet për një mandate deputeti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img