Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

E BUJSHME/ SPAK arreston gjyqtaren e shumëpërfolur në Krujë Enkelejda Hoxhën, liroi nga burgu të dënuarit përjetë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3255349a2f283ab992239331c288bf9

Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e shumëpërfolur e Krujës që ka liruar nga burgu disa “të fortë” është vënë në pranga mëngjesin e sotëm.

Burime nga policia konfirmojnë lajmin për ndalimin e gjyqtares që më parë, është përmendur shpesh në media për lirimin nga burgu të numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe I hoqi dënimin përjetë Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zyluftari.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur hetimet për gjyqtaren që u përfol shumë për vendimet e dhëna. Në deklaratat e saj të pasurisë, gjyqtarja gjithmonë ka deklaruar vetëm pagën.

Duket se arrestimi i Gjyqtares është bërë pikërisht për procedurat që ka ndjekur në lirimin e të fortëve pas hetimit nga Inspektorati i Drejtësisë.

Sipas informacioneve, janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë, përfshirë dhe kryesekretaren e Gjykatës Ela Mallkuçi. Po ashtu është ndaluar edhe avokati Aldo Tabaku, i cili ka qenë avokat i bandës së Emiljano Shullazit gjatë gjykimit në shkallën e parë.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/e-bujshme-spak-arreston-gjyqtaren-e-shumeperfolur-ne-kruje-enkelejda-hoxhen-liroi-nga-burgu-te-denuarit-perjete-238396

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/jane-shoqeruar-10-persona-mes-tyre-edhe-ish-avokati-i-emiljano-shullazit-kush-jane-te-arrestuarit-e-spak-ne-gjykaten-e-krujes-238400

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/po-lironin-te-denuarin-per-vrasje-pse-spak-arrestoi-gjyqtaren-enkelejda-hoxha-dhe-ish-avokatin-e-shullazit-e-plote-238407

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/zbardhen-emrat-e-10-te-arrestuarve-ne-gjykaten-e-krujes-spak-jep-njoftim-zyrtar-238411

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/kush-eshte-i-denuari-per-vrasje-qe-kerkonte-lirine-dhe-i-beri-gropen-gjyqtares-enkelejda-hoxha-dhe-9-te-tjereve-ne-gjykaten-e-krujes-238415

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/foto-momenti-i-shoqerimit-te-gjyqtares-enkelejda-hoxha-me-kapucin-e-xhupit-ne-koke-zbret-shkalleve-te-gjykates-238410

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img