Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

E BUJSHME/ Robert dhe Edmond Budina infektohen me COVID 19, reagon Rama: Më vjen sinqerisht keq

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy vëllezërit regjisorë Robert dhe Edmond Budina infektohen nga COVID 19.

Lajmi sapo është bërë publik, referuar informacioneve zyrtare.

Kujtojmë se dy vëllezërit janë gjithashtu ‘qendrestarët’ e Teatrit Kombëtar të cilët vazhduan të protestojnë edhe pas shembjes së godinës së Teatrit. 

Aktualisht ata kishin nisur një tur për mbledhjen e firmave të Teatrit por tanimë do u duhet ta ndërpresin dhe të karantinohen. Ndërkaq ka reaguar edhe Kryeministri Rama përmes një postimi në “Twitter”.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan Rama.

Nuk dihet sa persona kanë takuar gjatë këtyre ditëve dy vëllezërit dhe nëse kanë infektuar edhe të tjerë por ajo që dihet është se, Robert Budina mori pjesë edhe në protestën e maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Screenshot_4.jpg

Më shumë




spot_img








spot_img