Hapësire reklamuese

Politikë

E BUJSHME/ Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Sali

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun aktual të PD Lulzim Basha. Mësohet se ata do të pyeten për ngjarjet e dhunshme që u regjistruan më datë 8 janar në selinë e Partinë Demokratike, shkruan newsbomb.al.

Bëhet me dije se të dy, Berisha dhe Basha, do të thirren në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjet e së shtunës.

Kujtojmë se, më datë 8 Janar gondina dhe oborri i Partisë Demokratike u kthyen në "vendngjarje" dhe u rrethuan me shirita "skenë krimi" nga Policia e Shtetit. Për shkak të dhunës së ushtruar dhe vandalizimit të selisë blu, atje ndërhynë Forcat Speciale sepse kreu i PD Lulzim Basha kërkoi ndihmë, duke arsyetuar se deputetëve u rrezikohej jeta.

Dje, uniformat blu të kryeqytetit njoftuan se në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan në kushtet e flagrancës 34 persona dhe proceduan penalisht 18 të tjerë. Mes të proceduarëve ishte dhe Flamur Noka e Gaz Bardhi, kurse te personat e arrestuar ishte Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së Lulzim Bashës.

Newsbomb.al mësoi se Lulzim Basha, nga situata e krijuar ka telefonuar Policinë duke kërkuar ndërhyrje, por Policia e Shtetit ka kërkuar që kërkesa të bëhej publike. Menjëherë sapo kjo e fundit ndodhi, vetëm në pak minuta Forcat Speciale ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës duke bërë që turma të largohej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu