Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

E BUJSHME: Policia procedon kreun e PD-së Lulzim Basha

spot_img

Lajme të ngjashëm

ec41e75ea210627367928667d1e37c27

Procedohet nga policia e Durrësit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha është proceduar “për shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Kryedemokrati zhvilloi sot një takim me biznesin në Durrës duke sfiduar hapur ndalimin për grumbullimet. Kryedemokrati u pa i ulur në ambientet e brendshme të një restoranti me mbi 10 persona të tjerë.

Kujtojmë se lokalet apo restorantet nuk lejohet të hapen para datës 18 maj.

Foto nga takimi i Bashës me biznesmenët sot në Durrës:

fgdfgdfhegh.jpg

dfgdfgdfgdfhdfh.jpg

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A.  M.,  R. G.,  A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe  të distancimit social  dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img