Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

E BUJSHME/ Në përgjimet e SPAK del emri i një gazetari, merrte para nga grupi kriminal për t’i fshehur parcelat me kanabis dhe të denonconte ato të rivalëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SPAK ka vënë nën hetim një gazetar dhe dy punonjës mediash në vend, pasi dyshohet dhe po verifikohet se kanë bashkëpunuar me pjesëtarë të grupeve kriminale.

Përgjimet e SPAK janë në kuadër të operacionit “Shpirti”, ku nën hetim janë vënë disa persona për trafik droge. Gazetari Arsen Rusta thotë se nga përgjimet është dokumentuar se gazetari në fjalë, identiteti i të cilit/ës nuk bëhet me dije, ka marrë para nga disa pjesëtarë të grupit kriminal që drejtohej nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Paratë janë marrë që ky gazetar të dilte në emisisone televizive dhe të lobonte (të mbulonte) aktivitetin kriminal të këtij grupi, dhe nga ana tjetër të sulmonte rivalët e financuesit. Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar në Shqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit.

Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve.

Më shumë

spot_img
spot_img