Ditën e sotme në Pallatin e Kancelarisë Federale në Vjenë të Austrisë është mbajtur Samiti i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz.
Por në këtë takim ka munguar kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është ndodhet në Francë dhe do të zhvillojë atje takime me zyrtarë të lartë francezë, me synimin që të marrë “OK” edhe nga Franca për hapjen e negociatave të Shqiëprisë me Bashkimin Europian.
Në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor Rama është zëvendësuar jo nga zv.kryeministri Erion Braçe, por nga ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në Samitin e mbajtur në Vjenë theksi është vendosur te investimet në infrastrukturë, ndaj kjo ka qenë një nga arsyet se pse Rama ka vendosur që të përfaqësohet në Vjenë me Ballukun.