Tirana
overcast clouds
21.2 ° C
21.2 °
21.2 °
56 %
4.1kmh
89 %
Mër
20 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

E BUJSHME/ Leo Messi NUK rinovon kontratën me Barcelonën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Lajmi është bërë i ditur nga Klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në shkrimin e publikuar thuhet se gjigandi i La Liga e ka të pamundur për arsye ekonomike për të nënshkruar kontratën e re.

34-vjeçari i lindur në Rosario ka një jetë me Barcelonën, teksa me të rinjtë u bashkua në vitin 2000.  Në La Liga, ai numëron 520 ndeshje, ku ka shënuar 474 gola dhe ka assistuar 217 herë. Në Champions League, “ikona” e futbollit botëror ka luajtur 149 herë, ku ka shënuar 120 gola dhe ka dhënë pasin e fundit plot 42 herë.

Nuk mbetet mbrapa as në “Copa Del Rey”, ku ka dhënë kontributin e tij në 80 ndeshje. Me zemër dhe me përkushtim maksimal ka dashuruar edhe Kombëtaren e Argjentinës, ku në 151 ndeshje, ka përshendetur rrjetën 76 herë.

Lionel Messi do mbahet mend gjatë jo vetëm nga tifozët e Barçës, por nga ata të secili ekip për atë që i ka dhënë futbollit. Tanimë, epoka e “Pleshtit” mbaroi në Katalonjë, por ajo çka ka bërë në fushën e lojës, do të mbetet në një memorie të pashlyeshme.

Më shumë

spot_img