Kryeministri i Sllovakisë Igor Matoviç ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij për të zgjidhur krizën politike të vendit.

Qeveria Sllovake konfirmoi se i paraqiti dorëheqjen Presidentit Zuzana Čaputová pas një takimi të Martën.
“Presidenti Čaputová do të pranojë dorëheqjen e Kryeministrit IgorMatović”, thuhej në deklaratë deklaratë.
Të Dielën Matovič njoftoi se do të tërhiqej mes një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën e koronavirusit Sputnik V të Rusisë.
Të paktën gjashtë anëtarë të kabinetit tashmë kishin dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.
Kriza shpërtheu kur u zbulua një marrëveshje e fshehtë e arritur nga Sllovakia për të marrë 2 milion doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë.
Sllovakia është një anëtare e BE dhe blloku nuk ka autorizuar ende vaksinën ruse.
Igor Matoviç mbrojti blerjen e Sputnik V, duke thënë se kjo do të përshpejtojë programin e vaksinimit në një nga vendet më të goditura të Bashkimit Evropian.
Sllovakia ishte anëtari i dytë i BE, pas Hungarisë, që bleu vaksinën nga Rusia.