Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

E BUJSHME/ Kapet kamioni me 300 kg kokainë në Portin e Durrësit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një kamion me 300 kg kokainë është ndaluar dhe është vendosur të kalojë për kontroll të imtësishëm në linjën e dytë.

Në skaner është vënë re diçka e dyshimtë, e cila ka rezultuar lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kamioni ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, po ashtu dhe shoferi i arrestuar N.A., 40 vjeç, banues në shtetin fqinj.

Droga ishte e fshehur në trupin e kamionit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ajo ishte mbështjellë me etiketa “Dior” dhe ‘Chicago Bulls”.

Lexo edhe: Ky është kamioni që u kap në Durrës me 300 kg kokainë, zbulohet emri i shoferit dhe nga kishte ardhur, gazetari: E priste mafia italiane në Napoli

Ende nuk dihet se nga vinte kamioni me targa maqedonase apo cili ishte destinacioni final. Gjithashtu, nuk bëhet me dije as se me çfarë ishte ngarkuar, përveçse se me ngarkesën e drogës.

Njoftimi i policisë Port, Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga  kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon  veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të  tjerë të përfshirë në të.

Më shumë

spot_img
spot_img