Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

E BUJSHME/ Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump, kërkon ndihmën e Interpolit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar Interpolit ndihmë në arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve që besohet se kryen sulmin me dron që vrau një gjeneral të lartë iranian në Bagdad.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr tha se Trump së bashku me më shumë se 30 të tjerë akuzohen nga Irani për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneralin Qassem Soleimani,  ndërsa përballen me “akuza vrasjeje dhe terrorizmi”, njoftoi agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

Alqasimehr nuk e identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë të kërkojë arrestimin e tij edhe pasi të mbarojë mandatin e presidentit.

Irani i ka kërkuar Interpolit që të ndihmojë në arrestimin e Trump, ndërsa pas marrjes së kërkesës Interpol do të mblidhet dhe do të diskutojë nëse do të veprojë ose jo.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img