Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E BUJSHME/ Ilir Meta akuzon ambasadoren Kim se e ka kërcënuar: Më tha “mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty”, le t’i nxjerrin të gjitha çfarë kanë

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ Ilir Meta akuzon ambasadoren Kim se e ka kërcënuar: Më

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme, ku ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se e ka kërcënuar, duke i kërkuar sqë të mos flaës për rikthimin e Ardian Dvoranit në KED.

Sipas tij, ambasadorja i ka thënë “mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty”, ndërkohë që Meta thotë se nuk do e shkelë Kushtetutën dhe Amerika mund të publikojë gjithçka që ka për të, pasi nuk e ka problem.

“Donte të futej në lojë kjo, ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”. Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhurmë po qe se këta e bëjnë kështu”. I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë vagabond dhe horr nuk e pranoj”, tha Meta.

Lexo edhe: Yuri Kim “SHUPLAKË” METËS, i çon MESAZH në EMISION: BOLL MË! Do mbash PËRGJEGJËSI për FJALËT dhe VEPRIMET! Kërcënimet meritojnë DËNIM (E PLOTË)

Lexo edhe: Ambasadorja e kritikoi, Ilir Meta shpërthen ndaj Yuri Kim: Po të dojë të vijë këtu me Edi Ramën! S’më merr dot mua ajo në telefon për llogari të tij dhe të më thotë të rikthej Dvoranin

Lexo edhe: Ilir Meta nuk përmbahet: I kam thënë Yuri Kimit që “e di që ju më vrisni po të doni, por më çoni te Mali me Gropa dhe…”

Lexo edhe: Përplasja e Ambasadores Kim me Metën, flet Rama: Ai është zhele, po e bën edhe dinjitetin e vendit zhele

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll