Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E BUJSHME/ Hashim THAÇI mund të shkojë në Hagë, në radhë dhe ish-ushtarë të tjerë të UÇK-së

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ Hashim THAÇI mund të shkojë në Hagë,
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçhi mund të thirret në Prokurorinë Speciale për Krime Lufte në Kosovë në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë aludim e bën kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së Nasim Haradinaj për ‘’Gazetën Express’’.

“Përderisa Thaçi ka qenë pjesëtar i UÇK-së nuk është befasi edhe nëse thirret nga Gjykata e Hagës.  Derisa ka qenë në UÇK për askënd nuk ka përjashtim. Askush nuk mund të jetë i pamundur për t’u thirrur’’, shprehet Haradinaj.

Më tej, Haradinaj shton se Hagë mund të shkojnë edhe ish-pjesëtarë të tjerë të forcave të UÇK-së.

‘’Ne kemi vendosur që t’i përcjellim këto gjëra. Për ne tani është e gjitha normale kjo çështje, pasi sapo ka nisur kjo punë. Nuk na mbetet gjë tjetër, por të presim, pasi shënjestër është UÇK-ja. Ka ftesa që janë duke ardhur çdo ditë. Dje dhe pardje janë lajmëruar emra të rinj’’, përfundon Haradinaj për ‘’Gazetën Express’’.

Gjatë 5 muajve të fundit janë thirrur një numër i madh i ish-pjesëtarëve dhe ish-krerëve të UÇK-së si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Rexhep Selimi etj në cilësinë e dëshmitarit.

Dhoma e Specializuar dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë hetojnë çështjet e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Në vitin 2011, Këshilli i Europës publikoi një raport ku hidhte dyshime se pjesëtarë të UÇK-së kanë torturuar dhe ekzektuar kundërshtarë të UÇK-së si dhe pjesëtarë të minoritetit serb në Kosovë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll