Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

E BUJSHME/HAKERAT tentojnë të hyjnë në serverat e SHÇBA-së, ja çfarë ka ndodhur me informacionet sekrete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup hakerash kanë tentuar ditën e sotme të futen në serverat qëndror të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Lajmi bëhet me dije nga SHÇBA, e cila në njoftimin zyrtar thotë se specialistët e IT-së kanë mundur të parandalojnë sulmin kibernetik, duke mos  lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

“Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090”, njofton SHÇBA.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img