Hapësire reklamuese

Politikë

E bujshme/ Drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj dorëhiqet nga kandidimi?

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Leskaj

Mbrëmë në orën 00:07 minuta PD dorëzoi në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Bujar Leskaj ishte vendosur drejtues politik për PD në qarkun e Vlorës, mirëpo mësohet se sot ai ka dashur të japë dorëheqjen. Burime për mediat thonë se kjo lëvizje ka ardhur pasi në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve.

Shkak janë bërë emrat në listën e PD të miratuar nga Kryesia, për të cilat ka shfaqur pakënaqësi. Arsyeja, sipas tij është fakti se në lista janë vendosur emra të panjohur për qytetin të cilët deri tani s’kanë dhënë asnjë kontribut për qytetin.

Mbledhja po zhvillohet me tensione në një lokal prej rreth 3 orësh dhe se disa kandidatë po diskutojnë edhe mundësinë e dorëheqjes. Në këtë mbledhje është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.

Ende asgjë e konfirmuar zyrtarisht nga selia blu dhe pritet vendimi ditën e nesërme për të parë në detaje zhvillimet e mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar.

Screenshot_37_copy.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.