Hapësire reklamuese

Politikë

E bujshme: Basha heq nga lista e kandidatëve të VLORËS biznesmenin e njohur dhe tepër aktiv në PD

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike publikoi sot listën e kandidatëve potencialë për deputetë në këtë qark.

Lista me 39 kandidatë për Vlorën, Delvinën, Himarën dhe Selenicën e Sarandën, përmban edhe surpriza, aty mungon emri i një prej biznesmenëve më të njohur në vend, vlonjati Agron Shehaj.

Është e vështirë të mendosh se Shehaj do të qëndrojë jashtë zgjedhjeve të 2021, por ka gjasa që Basha të ketë plane të tjera për të, duke e kandiduar ndoshta në një qytet tjetër.

Nga fusha e biznesit, Shehaj iu bashkua Partisë Demokratike në 2017-ën kur edhe fitoi mandatin e parë të deputetit në vendlindjen e tij. Shehaj qëndroi pak më shumë se dy vite deputet, derisa vendosi të djegë mandatin së bashku me shumë kolegë të tjerë.

Ndoshta Shehajn do ta shohim kandidat i PD-së në Tiranë? Mbetet për t’u parë…

sfgergherhwe4rh.jpg

Agron Shehaj dhe Lulzim Basha gjatë fushatës së 2017-ës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu