Hapësire reklamuese

Aktualitet

E BUJSHME/ Arrestohet BASHKËPUNËTORI X

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet “bashkëpunëtori X” i audio-përgjimit të publikuar nga PD.

Burimet bëjnë me dije për newsbomb.al se ai është arrestuar në tentativë për të kaluar në kufirin e Kosovës.

Ndërkohë familja e “bashkëpunëtorit X” ende të paidentifikuar, është dërguar jashtë shtetit.

Pritet informacion zyrtar nga ana e policisë ndërsa pas pak edhe PD do dalë në një konferencë të jashtëzakonshme.

Bashkëpunëtori X i kërkonte në audio-regjistrimin e publikuar nga PD Agron Xhafajt të bënte “një rrugë” në Itali. Xhafaj e udhëzonte të shkonte te Ermali që sipas pretendimeve ishte furnizuesi i drogës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.