Hapësire reklamuese

Rajoni

E BUJSHME/ 38 “spiunë rusë” të arrestuar në Podgoricë, mes tyre diplomatë dhe zyrtarë të lartë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ 38 “spiunë rusë” të arrestuar në

Një rrjet i dyshuar i spiunazhit rus në Mal të Zi është shkatërruar gjatë një superaksioni ditën e sotme në Podgoricë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 38 persona kanë rënë në pranga, mes tyre diplomatë dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë në ministri.

Gazetat malazeze shkruajnë se në mesin e të arrestuarve është dhe ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MVP) Radomir Sekulović.

Zyrtari Sekulovic dyshohet se ka mbi 30 vjet i punësuar në punët konsullore dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në ish-Jugosllavi. Sipas “Vijesti”, zyrtari i arrestuar ka mbajtur poste diplomatike dhe në vendet afrikane.

Ndërsa një i arrestuar tjetër, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga Agjencia malazeze.

Dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të administratës shtetërore.

Të njëjtat burime thonë se aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente.

Në kuadër të aksionit të ANB-së, SDT-së dhe Departamentit të Posaçëm të Policisë (SPO), janë kryer kontrolle në disa lokacione në Podgoricë dhe rrethinë, gjatë të cilave, sipas burimit, janë gjetur sende “me interes për hetimin”.

Një tjetër burim i gazetës tha se ky aksion ishte në kuadër të një aksioni ndërkombëtar dhe se në mesin e të arrestuarve ka edhe disa shtetas rusë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese