Hapësire reklamuese

Aktualitet

E bija fitoi betejën me kancerin, reagon Defrim Methasani: Ishte një ëndërr e keqe

Shkruar nga Newsbomb
E bija fitoi betejën me kancerin, reagon Defrim Methasani: Ishte një

Vajza e gazetarit, Defrim Methasani arriti që pas më shumë se një viti të fitonte betejën me kancerin. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Methasani ka ndarë herë pas here njoftime për gjendjen e të bijës, ndërsa sot ndau lajmin e mirë për të bijën.

Ai nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë ata që i janë gjendur pranë, teksa shkruan se falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolën të fitonin betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë.

"Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta. Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një "lokomotivë" e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë...! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!"shkruan gazetari.

Postimi i plotë i gazetarit Defrim Methasani:

Faleminderit është pak

Mirënjohja vlen shumë...!

Të dashur miq, të njohur dhe panjohur! Pas më shumë se një viti vajza ime Luna, bëri të parin postim në fb, duke shprehur mirënjohjen dhe duke dhënë mesazhet e duhura për jetën. Për momentin, duket sikur betejën me kancerin e fituam dhe tashmë ajo nuk endet dyerve të spitalit në Tiranë dhe Berlin, por është pranë nesh në shtëpi, duke menduar rrugëtimin e saj të jetës, falë edhe shpresës së dhënë nga mjekët në Gjermani.

Falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes sonë, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolëm të fitojmë betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë, duke e konsideruar një ëndërr të keqe atë çfarë na ndodhi, por duke menduar pozitivisht për atë çfarë e pret Lunën në lulen e saj të jetës.

Edhe pse çdo ditë e shpreh mirënjohjen për ju në shtëpi, punë, tavolina miqsh e kolegësh, më duhet sot ta pohoi publikisht mirënjohjen time dhe familjes Methasani, për çdo interesim, kontribut, apo mbështetje e solidaritet të dhënë tek unë dhe familja ime nga secili nga ju. Jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq të mirë, që ndikuat në mbarëvajtjen dhe kurimin e Lunës, që nga mbesa ime e mrekullueshme Nerilda Meda, që ishte e para që na krijoi mundësinë e qëndrimit dhe kurimit në Berlin, mjekët duar artë shqiptarë dhe gjermanë, por dhe ato që na mbështetën në 14 muaj, duke na e bërë më të lehtë barrën e madhe që kishim me një mal dhimbjeje.

Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta. Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një "lokomotivë" e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë...! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!

 

Vetë Luna tanimë ka mbledhur forcat dhe me zemër të hapur ka folur për udhën e tij të vështirë për luftën me jetën. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, ajo shpalosi dhimbjen, guximin dhe shpresën në rrugën e shërimit. Në një botë ku kanceri vazhdon të jetë një sfidë e madhe shëndetësore, kjo histori sjell dritë dhe inspirim për të gjithë atyre që ballafaqohen me këtë sëmundje.

"Falë Zotit dhe mjekeve, tani për tani betejen e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dorë ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam!," shkruan Luna.

Letra e plotë e Lunës

Ti je e forte Luna!

Kjo ishte fraza qe kam degjuar me shume vitin e fundit, aq shume sa me duket se eshte me e degjuara ne te gjithe jeten time, nga te njohur e te panjohur qe u solidarizuan me mua ne luften me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e degjoja, sepse pertej luftes psikologjike me veten, une duhet te buzeqeshja dhe tregohesha e forte per familjen time edhe kur nuk ndihesha e tille, e ti siguroja ato se ajo semundje e eger qe kafshon jeten me shpejtesi sketerre, mua sdo te me mundte dot! Kisha degjuar plot raste suksesi qe me benin te ndihesha optimiste edhe pse e dija qe fati eshte i paracaktuar… por me dhembte zemra per te gjithe ata qe e humben kete lufte, apo diagnostikoheshin si raste te reja paralelisht me mua! I kuptoja plotesisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen qe pllakosej ne syte e tyre qe kerkonin pafajesisht nje rreze shprese per jeten!

Kam preferuar ta kaloj ne heshtje dhe ne qetesine time kete situate aspak te zakonshme e plot me siklete. Por smund te jem indiferente ndaj qindra mesazheve qe kam marr une dhe familja ime apo lutjeve qe keni bere per mua, ju jam thellesisht mirenjohese cdo lutje e perzemert, cdo ndihme e juaja morale dhe financiare nga miqte e farefisi, ka qene nje gur i rendesishem ne themelin e forte qe ndertova per nje fillim te ri!

1 vit beteje e shoqeruar me qindra paciente ne pavionin e onko-hematologjise, me mesoi qe jeta eshte shume e shkurter per ti lene gjerat neser dhe se ne njerezit, e ngarkojme veten apo ushqejme shqetesime te kota ne koken tone, edhe per ato gjera qe nuk i kemi aspak ne dore, apo sdo te ndodhin ndonjehere. Shendeti eshte bekimi me i madh qe kemi, e vetem kur na mungon, ia kuptojme vleren! Duke nxituar pas punes, streseve qe na ngarkon shoqeria ku jetojme, monotonise qe na mbyt e kerkojme te arratisemi pas ekranit te smartphone, ne kemi harruar te jetojme, te ecim zbathur ne natyre, te ndjekim nje pasion te hershem, te provojme nje sport te ri apo te bejme dicka per veten tone!

Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese