Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“E bëtë parlamentin si shkollë nate”, Balla sulmon opozitën: S’ keni pse i bëni gjyqin Ridvan Bodes

spot_img

Lajme të ngjashëm

e3e92b80ae4e00830249e5c6141aab58

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se PD nuk dërgoi asnjë kandidaturë për anëtarët e bordit të Bankës së Shqipërisë.

“Ju e keni bërë këtë parlament si shkollë nate. Që të kandidosh si anëtar i bordit të bankës duhet të aplikosh në procesin e iniciuar nga Kuvendi.

Në këtë proces kanë kandiduar mbi 30 kandidatë të cilët u dëgjuan në një proces të hapur.

Nëse ju do të kishit përzgjedhur një nga ato kandidatura sigurisht bujrum mund ta kishit sjellë, nuk ke sjellë zotëri.

Qeveria është tërësisht autonome në këtë proces ka zhvilluar e ajo procesin e vet me seanca dëgjimore”, u shpreh Balla.

Më tej ai tha se deputetët e PD nuk mund t’ bëjnë gjyqin Ridvan Bodes lidhur me postin e propozuar nga kryeministri Rama për ish-ministrin e Financave.

“Nuk mund të vijë dita t’i bëni gjyqin Bodes e te thoni që që e kemi kapur ne kur ai ka qenë ministër në dy qeverisje të ndryshme të PD.

Po ashtu edhe zonja Suela Papo është kandidaturë serioze e cila në asnjë moment nuk mund të konsiderohet si përfaqësuese e PS.

Nëse ju do të kishit diçka serioze për këtë dje ishte votimi, s kishit pse të shkonit të flinit gjumë.

Erdhët gjoja për dekretimin e presidentit edhe sollët 2 vezë”, u shpreh Balla.

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img