Hapësire reklamuese

Politikë

E besuara e tij prej shumë vitesh, Gonxhja për zv.ministren: Ka spikatur gjithmonë

Shkruar nga Newsbomb
E besuara e tij prej shumë vitesh, Gonxhja për zv.ministren: Ka

Ministri Blendi Gonxhja, ka prezantuar bashkëpuntorën e tij prej shumë vitesh, Lira Pipën, e cila tashmë do të mbajë postin e zv.Ministres në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ministri Gonxhe thekson se Pipa është e specializuar në fushën e ekonomisë dhe të marketingut. Gjithashtu ajo ka mbi supe dhe një karrerë të pasur në art si fotografe e pjesëmarëse në Bienalen e Venenial.

Prej vitesh bashkëpuntore e Gonxhes, fillimisht në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës dhe më pas në DPSHTRR, Pipa sipas ministrit ka spikatur përherë në administrin e suksseshëm të sektorëve që ka drejtuar, me shumë integritet dhe kreativitet.

Kam privilegjin të prezantoj bashkëpunëtoren time shumëvjeçare, që prej APR, krahun tim të djathtë në DPSHTRR, e palodhur në shërbim të së mirës publike dhe interesit të vendit, nga sot zv. Ministër në Ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa!

LEXO EDHE: Blendi Gonxhja merr në digaster shoqen e ngushtë, e emëron zv.Ministre

E specializuar në fushën ekonomike dhe të marketingut, dhe me një karrierë të pasur në art si fotografe e pjesëmarrëse në Bienalen e Venecias, Lira spikati përherë në administrimin e suksesshëm të sektorëve që ka drejtuar, me shumë integritet dhe kreativitet!”shkruan minsitri teksa më tej ka listuar të gjitha arritjet e Lira Pipës.

Përgjatë veprimtarisë së saj në DPSHTRR, prej vitit 2019 është angazhuar në organizimin e nismave të shumta edukative mbi sigurinë rrugore, projektin risi RETRO për rijetëzimin e koleksionit të mjeteve historike shqiptare duke e kthyer në një lëvizje kulturore të njohur ndërkombëtarisht, organizimin e dy edicioneve të suksesshme të Automotive Fair Albania I dhe II - panairit më të madh automotiv në Shqipëri, programet menaxheriale për burimet njerëzore, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve përmes komunikimit e marketingut digjital si një qasje inovatore e administratës publike, duke dhënë një kontribut të çmuar në transformimin e imazhit të DPSHTRR, sot një institucion model dhe shembull suksesi e transparence.

Ndjeshmëria e saj artistike, energjia që e karakterizon, ndërthurur me aftësinë e saj menaxheriale bashkohen në profilin bashkëkohor dhe modern në administrim, profil të cilin shumë nga ju tashmë e njohin. Falenderoj Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë Shqiptare për besimin!” shton ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese