Hapësire reklamuese

Sporti

E bënë të vdekur, Mino Raiola në Twitter: Më vratë 2 herë në 4 muaj…

Shkruar nga Newsbomb

Mino Raiola u raportua i vdekur dje, në moshën 54 vjeçare. Mediet ndërkombëtare shkruan se superagjenti i futbollistëve nuk mundi t’i rezistojë sëmundjes së mushkërive.

Në lidhje me këto lajme, doktori i tij Alberto Zangrillo ka thënë se Mino është duke luftuar për të mbijetuar dhe lajmet janë të pavërteta. Edhe në profilin zyrtar të Raiola në Twitter ka një reagim, teksa nuk dihet nëse është shkruar vetë nga agjenti apo bashkëpunëtorët e tij.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: më vrasin për herë të dytë në 4 muaj. Dukem në gjendje për t’u ringjallur”, shkruhet në Twitter.

Gjendja shëndetësore e Mino Raiola është “shumë e rëndë” sipas agjencisë italiane Ansa, por Raiola nuk ka vdekur, në kundërshtim me atë që kishin njoftuar disa medie italiane dhe botërore.

Lexo edhe: Ndahet nga jeta Mino Raiola, agjenti i shumë yjeve të futbollit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese