Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

‘E bëmë dhëndërr’, Kryemadhi dekripton fjalët e Ramës: Do të thotë se Bashën po e bën kryeministër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Monika Kryemadhi është shprehur e pakënaqur me hapjen e fushatës së Ramës, duke thënë se gjysmën e fjalës së tij e harxhoi duke sharë Bashën.

Kryetarja e LSI-së tha në “Të paekspozuarit” se edhe batutat i kanë mbaruar dhe nuk ka çfarë të thotë më. Kjo gjë sipas saj tregon frikë dhe pasiguri.

Kryemadhi: Është një poshtërsi që Rama po i përdor vaksinat për arsye politike, apo që po përdor frikën e shqiptarëve. Cila është garancia dhe kush janë personat që dalin garant për vaksinat? unë gjatë këtyre ditëve që kam qenë në terren nuk kam dëgjuar asnjë që flet për vaksinat. nuk e vret mendjen njeri për vaksinat. është thjesht një tërheqje vëmendjeje për çfarë po ndodh.

Zheji: për mua puna e vaksinave është një zgjidhje e sforcuar. Do ja dëgjojmë këngën më vonë. Vaksina është ta mbash peng njeriun te virusi dhe jo ta çlirosh nga virusi. Janë 25 mutacione dhe vaksina po bëhet e padobishme tani.

Kryemadhi: Nervozizmi dhe mllefi, urrejtja tregon frikë dhe pasiguri. Është shumë e shëmtuar që gjysmën e fjalës së tij e harxhoi duke sharë Bashën. Kur thotë e bëmë dhëndërr do të thotë se bëmë kryeministër. E bëmë lider. Është për mirë jo për keq. Rama s’ka më batuta tani, i ka harxhuar. Është njeri që gjithmonë i ka vjedhur batutat e të tjerëve, tani nuk ka më.  

Më shumë

spot_img
spot_img