Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“E barazoi Berishën me Ramën”, shpërthen Nishani: I bëj thirrje demokratëve të distancohen nga Basha! Të shpëtojmë PD-në

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës ditën e sotme në Parlament, ku e quajti Ramën, Berishën dhe Metën si “trekëndëshi i Bermudeve”.

Nishani thotë se sot Basha e barazoi Berishën me Edi Ramën, ndërsa e quan kreun e PD-së peng të kryeministrit Edi Rama që po asgjëson Partinë Demokratike.

Nishani i bën thirrje demokratëve të distancohen nga Lulzim Basha, sipas tij, për të shpëtuar PD-në dhe Shqipërinë.

Reagimi i Nishanit:

Lulzim Basha deklaroi sot edhe publikisht, atë që kishte bashkëpregatitur prej kohësh me pengmarrësin e tij.

E barazoi Sali Berishën me Edi Ramën!

L. Basha e shpalli atë si të keqen 30 vjeçare të këtij vendi.

Kjo nuk është tradhëti, se edhe tradhëtia apo tradhëtarët e kanë një lloj dimensioni, të lig, por e kanë.

Në modelin e L. Bashës edhe tradhëtia ndihet e fyer po ta krahasosh…

Të gjithë ne, që e kemi denoncuar, kritikuar, kundërshtuar L. Bashën për të gjitha të zezat që ai i ka shkaktuar Partisë Demokratike, kurrë nuk e kemi barazuar atë me Edi Ramën sepse ky i fundit i ka shkaktuar çdo gjëmë këtij vendi, shteti e kombi.

L. Basha i kapur peng prej tij, thjesht ishte kthyer në një asgjesues të alternativës politike duke asgjesuar Partinë Demokratike.

Sot është dita t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike, të së djathtës shqiptare, të alternativës politike, të vetë pluralizmit në Shqipëri, për shkak të një pengu!

Të shpëtojmë sa më parë PD që të shpëtojmë Shqipërinë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img