Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

E arrestuan një muaj më parë, Bjellorusia heq dorë dhe liron nga burgu gazetarin kritik

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bjellorusia ka liruar nga burgu gazetarin kritik Roman Protasevich dhe partneren e tij, Sofia Sapega.

Gazetari i cili u arrestua një muaj më parë në avion nga autoritetet bjelloruse tashmë është lënë në “arrest shtëpie”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë babai i Protasevich për median britanike BBC. 

Më 23 maj të këtij viti Roman Protasevish u mori në paraburgim i akuzuar për nxitje të trazirave.

Pas urdhrit të Aleksandër Lukashenko për të devijuar fluturimin e avionit Athinë-Vilnius, që të ulej në Minsk, bashkë me gazetarin u arrestua edhe e dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega.

Arrestim i tyre prej një muaji ka ngjallur debat mjaft të fortë dhe reagime nga SHBA dhe shtete të BE.  Bashkimi Evropian i vendosi sanksione të ashpra Bjellorusisë.

Më shumë

spot_img
spot_img