Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Mar
24 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“E ardhmja u përket guximtareve”, Meta bën urimin e veçantë për 8 Mars

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

26f721d9c021bb70d685c69ed0ae7f3f

Presidenti ilir Meta ka bërë një urim të veçantë me rastin e festës së 8 Marsit.

Ai ka postuar në foto në rrjetet sociale ku shihet në krah të Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, pasi ishin të parat femra që thyen tabunë duke u hedhur me parashutë.

Meta shprehet se vetëm me promovimin dhe mbështetjen e grave vendi mund të jetë edhe më i bukur.

Postimi i plotë i Metës:

GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e  veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.

Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.

Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img