Temperaturat në Evropë janë rritur në më shumë se dyfishi i mesatares globale gjatë tre dekadave të fundit.
Lajmin e ka bërë me dije Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke treguar rritjen e temperaturave në çdo kontinent në tokë.
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB -së dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicusdolën dolëb në konkluzion se rajoni i europës ka parë mesatarisht rritje të temperaturave me 0.5 gradë Celsius çdo dekadë që nga viti 1991.
Sipas raportit “e ardhmja e afërt nuk do të jetë më e mirë. Pavarësisht nga nivelet e ardhshme të ngrohjes globale, temperaturat do të rriten në të gjitha zonat evropiane me një ritëm të shpejtë”.
Si rezultat, akullnajat alpine humbën 30 metra në trashësinë e akullit midis 1997 dhe 2021, ndërsa shtresa e akullit të Groenlandës po shkrihet me shpejtësi dhe po kontribuon në përshpejtimin e rritjes së nivelit të detit.
Vitin e kaluar, Grenlanda përjetoi shkrirjen dhe reshjet e para të regjistruara ndonjëherë në pikën e saj më të lartë.
Ndryshimet klimantike mund i vërejmë edhe qytetarët, ku jemi në nëntor dhe temperaturat vijojnë të jenë të larta si në verë dhe ku prej javësh mungojnë reshjet e shiut.