Hapësire reklamuese

Aktualitet

"E-Albania" njoftim të rëndësishëm: Për dy ditë shërbimet jashtë funksionit

Shkruar nga Newsbomb

Platforma e-Albania ka njoftuar se nga data 2 shkrurt deri më 4 shkurt do të jetë përkohësisht jashtë funksionit.

Platforma nuk do te jetë në funksion nga ora 20:00 e 2 shkurtit, ditën e nesërme deri në orën 10:00 të 4 shkurtit kështu që qytetarët nuk do munden të marrin shërbimet që ofron.

 “Në kuadër të optimizimit të shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, bëjmë me dije qytetarëve dhe bizneseve se nga dita e premte më datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel më datë 4 shkurt ora 10:00 shërbimet që ofrohen në e-Albania di të jenë përkohësisht jashtë funksionit.”

Në njoftim sqarohet se kjo shkëputje po bëhet për të përmirësuar shërbimet dhe se pasi të rikthehet identifikimi do kryhet me NID/NIPT dhe fjalëkalimin edhe kodin 6 shifror në numrin tuaj të telefonit.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset se me rikthimin e shërbimeve online, identifikimi në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredenciale tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin) edhe kodin 6 shifror në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi fjalëkalimi”, - thuhet në njoftimin e publikuar.

Njoftimi nga E-albania

Njoftimi i plotë:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njofton përmes kësaj deklarate publikun dhe palët e interesuara, si më poshtë vijon:

Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00.

Nga kjo do të afektohen shërbimet elektronike në portalin e-Albania, funksionaliteti i regjistrimit të një llogarie në portal, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe autentifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.

Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale dhe rritja e cilësisë së ofrimit të tyre për qytetarët dhe bizneset, ka qenë e do të mbetet misioni ynë!

Faleminderit për mirëkuptimin!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese