Hapësire reklamuese

Bota

E akuzojnë se s’është patriot dhe as amerikan, zyrtari aziatik ‘lë pa fjalë’ gjithë SHBA; heq këmishën dhe tregon shenjat në gjoks nga shërbimi në ushtri (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E akuzojnë se s’është patriot dhe as amerikan, zyrtari

Lee Wong, një zyrtar i zgjedhur në Ohio të SHBA-së, me origjinë aziatike ka bërë një veprim që askush nuk e priste në mes të një takimi pune.

Ai hoqi xhaketën dhe këmishën për të treguar shenjat që i kishin mbetur në gjoks nga shërbimi i tij në ushtrinë amerikane. Këtë gjest e bëri pasi prej shumë kohësh mbi të hidheshin fyerje dhe fjalë raciste, se nuk ishte patriot apo as amerikan pasi fytyra e tij e tregon qartë që është aziatik.

Dhe ai duke thënë se patriotizmi nuk maten nga fytyra apo ngjyra e lëkurës, tregoi shenjat duke i pyetur të gjithë: A jam tani mjaftueshëm patriot?

Prindërit e tij vdiqën kur ai ishte 12 vjeç dhe ai erdhi në SHBA kur ishte 16 vjeç. Kur ai shkoi për herë të parë në SHBA, tregoi se dikush e qëlloi vetëm pse ishte aziatik dhe u dërgua në spital. Gjatë fjalimit ai tha se nuk mund t’i toleronte fyerjet dhe diskriminimet.

Së fundmi në SHBA është duke u zhvilluar një debat i madh lidhur me racizmin ndaj aziatikëve, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Amerikë ku një 21-vjeçar hyri në një qendër masazhi dhe vrau disa persona, shumica e të cilëve ishin aziatikë.

https://www.youtube.com/watch?v=oQbwMBj3caI

Sondazh

Poll