Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

E akuzojnë se kishte frikë t’i qëllonte Thaçit me vezë, VV dëshmon me krenari të kundërtën (Video)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë e ka konsideruar të papranueshëm dhe tendecioz lajmin e publikuar në disa media, se ajo nuk kishte guxim të qëllonte me vezë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, njësoj siç bëri me kryeministrin Isa Mustafa.

VV ka publikuar një video ku shihet se një vezë e nisur për Mustafën, aksidentalisht ka përfunduar në dorën e Thaçit, e kjo tregon sipas kësaj partie aktin e trimërisë.

“Lajmi i portalit “Gazetaexpress” se “Hashim Thaçi ishte në sallë, por VV nuk guxoi ta gjuaj me ve”, është i pavërtetë, tendencioz dhe i ndikuar nga pushteti. Deputetët e opozitës as nuk kanë hezituar e as nuk janë frikësuar që ta gjuajnë atë. Përkundrazi, nëse shihni me kujdes videot e publikuara deri më tash, të paktën dy vezë të hedhura nga opozita e kane goditur Hashim Thaçin”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në facebook.

Lexo edhe: Goditet me vezë Isa Mustafa në Kuvend (Video)

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img