Hapësire reklamuese

Politikë

E akuzojnë për lidhje me Erdoganin, Rama merr pjesë në ceremoninë e Kishës në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në dorëzimin e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks.

Rama ka ndjekur nga afër ceremoninë në qytetin e Elbasanit. Në videon e publikuar shikohen përfaqësuesit e kishës që recitojnë disa pjesë bilbile "Mëshiro o Zot".

Ata janë lutur edhe për mbarësinë e vendit dhe mbrojtjen nga të këqijat natyrore dhe jo vetëm.

Kryeministri Rama shihet se ka veshur një bluzë të bardhë që mban numrin 12 të Partisë Socialiste Sot janë kthyer lipsanet (eshtrat) e Shën Joan Vladimirit në manastirin me të njëjtin emër në Elbasan.

Përveç kryeministri Rama në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kryeministri e konsideron këtë "një çast emocionues" në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, ndërsa thotë se një gjë e tillë u arrit falë nxitjes këmbëngulëse të Evis Kushit dhe Taulant Ballës, të dy kandidatë për deputetë në Elbasan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll