Hapësire reklamuese

Politikë

E akuzoi se nuk përfshiu kërkesën e tij në axhendë, Açka i përgjigjet tenorit të çadrës së Bashës

Shkruar nga Newsbomb
E akuzoi se nuk përfshiu kërkesën e tij në axhendë,

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, i ka kthyer përgjigje tenorit të Lirisë Rudin Sata në lidhje me akuzat dhe pyetjet e ngritura nga ai kundrejt saj dhe deputetit tjetër demokrat, Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi të bërë më herët Sata i kërkoi deputetes Açka, e cila është edhe në krye të komisionit të “Edukimit dhe mjeteve të informimit publik” se pse nuk është vlerësuar dhe nuk është futur në axhendën e këtij komisionit kërkesa e tij, ku kërkonte informacione për artin dhe kulturën si dhe aktet ligjore mbi të cilat funksionojnë Institucionet e artit si pjesë e Pushtetit Qendror.

Në përgjigjen e saj për tenorin, Açka shkruan se deri më tani nuk ka ardhur asnjë kërkesë për dëgjesë, takim apo bisedë nga ana e tij.

Ajo thekson se kërkesa i është dërguar Ministrisë së Kulturës dhe prej andej duhet të marrë një përgjigje dhe jo prej komisionit të cilin ajo e drejton.

Ndër të tjera, deputetja shkruan se informacioni që Sata kërkon është i gjithi i botuar dhe gjendet lehtē me një kërkim online, ligji si edhe të gjitha shtojcat dhe amendement e mundshme.

“Pērgjigje z. Rudin Sata

Në emër të Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik apo në emër tim personal si titullare e tij, nuk ka ardhur deri këtë çast asnjë kërkesë për dëgjesë, takim a bisedë nga ana juaj.

Siç edhe thoni, kërkesën ia keni nisur Ministrisë së Kulturës dhe besoj se prej andej duhet të merrni përgjigje. Në Shqipëri pushtetet janë të ndara dhe kjo është përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Por, me sa kuptoj, informacioni që ju kërkoni është i gjithi i botuar dhe gjendet lehtē me një kërkim online, ligji si edhe të gjitha shtojcat dhe amendement e mundshme.

Në emrin tim, dhe të Komisionit që drejtoj, rikonfirmoj se jemi të hapur për çdo takim, sugjerim, dëgjesë ndaj çdo qytetari shqiptar në përputhje me Kushtetitën dhe Rregulloren Parlamentare.

Detyrimi i vetëm që kam, është përgjegjësia ndaj asaj për të cilën jam betuar ditën e parë: shërbim të ndershēm ndaj qytetarëve të këtij vendi”, shkruhet në përgjigjen e Açkës.

Ndërkohë, në postimin e tij në “Facebook”, tenori i Lirisë ose i njohur ndryshe si tenori i çadrës së Lulzim Bashës, Rudin Sata, kërkoi nga deputetja Flutura Açka se pse kërkesa e tij nuk u përfshi në axhendën e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Infromimit Publik.

Postimi i plotë i Rudin Satës:

Dy fjale per deputeten Flutura Açka dhe Z/Agron Gjekmarkaj.

Paçka se Znj/Açka apo Z/Gjekmarkaj mund te pyesin veten dhe te thone:

KUSH ESHTE KY RUDI SATA...

(normale kjo per Ju per nga mënyra se si erdhët ne PD).

Po pak rendësi ka per mua kjo nëse me njihni Ju apo nuk me njihni.

Tani une shtroj pyetjen!

Me cilen pati përplasje deputetja  Flutura Açka ne komisionin e "Edukim dhe mjetet e informimit publik?

Cila ishte arsyeja qe pati DEBAT???

Pse Z/Agron Gjekmarkaj beri rolin e AVOKATIT ndaj Znj/Açka???

Pa u zgjatur shume!

Me dt 5/01/2023 une dorëzova ne Ministrinë e Kultures nje Leter ku mbështetur ne nenin 78 dhe 83 pika 1te Kushtetutes dhe Ligjit 119 te 2014 per te drejten e Informimit publik neni 3 pika 2,  kerkoja informacion mbi LIGJIN 10352 per artin dhe kulturën si dhe aktet ligjore mbi te cilat funksionojnë Institucionet e artit si pjese e Pushtetit Qendror.

Ne kete leter une shprehesha se kete kerkese do e kerkoj dhe do I drejtohesha edhe  KomIsionit Parlamentar te "Edukimit dhe informimit publik" per ta futur ne kalendarin e këtij komisioni per ta shqyrtuar.

Ku gjej rastin te falenderoj Deputeten Ina Zhupa e cila sapo u informua u tregua e gatshme per ta futur ne axhenden e këtij komisioni parlamentar.

Por per çudi kjo kërkese  NUK VLERESOHET dhe nuk futet ne axhende.

Tani une pyes PUBLIKISHT zonjën e nderuar, Deputeten e Partise Demokratike e cila eshte edhe "Kryetare e këtij komisioni.

Znj/Flutura Açka.

1)A E KENI LEXUAR JU Znj/Kryetare Ligjin 10352?

Nqs e keni lexuar A duhet te deklaroni qëndrimin tuaj ligjor ne lidhje me kete LIGJ qe:

2)A MBART KY LIGJ KONFLIKT INTERESI?

3)A MBRON KY LIGJ NJE SKEME MAFIOZE KORRUPTIVE?

4)A DUHET ABROGUAR KY LIGJ?

5)A I PLOTESON KY LIGJ KRITERET DHE STANDARTET E BE-s?

Perpara se te kundërshtoni Deputeten Ina Zhupa e cila po mbron me dinjitet dhe profesionalizëm interesat e artisteve ,do tju lutesha te informoheshit dhe pastaj te reflektoni duke e ftuar Ministren e Kultures per INTERPELANCE.

Gjithashtu kjo vlen edhe per Agron Gjekmarkaj I cili para se te bej avokatin e Flutura Açkes e ftoj te bej detyrën e tij si DEPUTET.

(Politikisht ) si kontribut timin se çfare kam bere keto 10 vite opozitarizem une I them Açkes dhe Gjekmarkajt se :

Mua demokratet per ate çka kam bere (modestisht) me kane quajtur TENORI I LIRISE.

Ndërkohe kur Ju NUK ISHIT ASKUNDI.

KAQ PER JU.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu