Brian Syzo i akuzuar sot nga Eris Çekani si personi që mund t’i ketë vendosur në makinën e tij GPS, ka folur në lidhje me akuzat që i janë bërë për këtë ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, por edhe për përfshirjen e emrit të tij në disa ngjarje të tjera.
Në një komunikim me “Newsbomb.al”, Brian Syzo i shpallur në kërkim, ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje. Ai madje ka hedhur akuza duke thënë se shpesh emri i tij “baltoset” për ta frikësuar që mos dëshmojë për sulmin me armë në hotelin Voloreku në Tushemisht, teksa tha se është dëshmitar kyç i kësaj ngjarje. Ngjarje e ndodhur në 2020, ku hoteli Voloreku u sulmua me breshëri plumbash.
“Ai i ka makinat me GPS. Ata janë makina me qira. Nuk i ka makina personale. Mendoj se është një sajesë nga ana e tij. Për të më akuzuar mua. E gjithë ky preson bëhet për të fatin që unë mos flas për cështje Voleroka. Dëshmia ime është një dëshmi kyc. Këtë duan që unë mos dëshmoj.
Unë kam qenë shok me Eris Çekanin, Ilir Berberin dhe Nardi Berberin. Nardi Berberi është në burg pasi akuzohet për ngjarjen e ndodhur në Hotel Voloreku në 2020. Në atë kohë ishin dhe unë si një person në kërkim. Pasi isha shok me personat e lartëpërmendur. Kishim 17 vite që ishim shokë.
Ata janë në gjyq për çështjen e Volorekut dhe arsyeja e konfliktit është që ata duan të më pengojnë që të dëshmojë kundër tyre. Unë s’dua të jem më pjesë e atij grupi, dua të jap dëshminë time të lirë në lidhje me këtë ngjarje. Nardi Berberi është në burg për këtë ngjajre ndërsa, Bledari është në arrest shtëpie për ndihmë ndaj autorit. Eris Çekani ka qenë shoku im i ngushtë. Emri im përmendet për të më shtuar mua probleme dhe për të më friksuar. Madje kanë tentuar të friksojë edhe vëllain tim Sindi Syzo. Vëllai im nuk ka lidhje me ngjarjet, ka qenë në Angli tani është kthyer këtë mund ta vërtetë edhe policia. Vëllai ka bërë edhe denoncim në polici, pasi i kanë thënë se do të vrasim vëllain nëse del dëshmia”, ka treguar Brian Syzo.
Po ashtu ai ka dhënë versionin e tij edhe për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku sërish lakohet emri i tij dhe për këtë çështje është shpallur në kërkim. Në Elbasan javë më parë pati një konfikt mes 5 personave, ku sherri nisi me ndjekjen e dy makinave dhe përfundoi në përplasje fizike.
Në lidhje me ngjarjen ranë në pranga Eris Çekani 39-vjeç dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim të rinjtë Mario Xhangolli, 27 vjeç, banues në Tiranë, Sindi Syzo, 28 vjeç dhe Brian Syzo, 31 vjeç.
Mirëpo Brian Syzo për “newsbomb.al” rrëfen se nuk ka ansjë lidhje me ngjarjen. Ai pretendon se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe se për këtë kishte edhe pamje filmike.
31-vjeçari shprehet se ai nuk ka qenë kur ndodhi ngjarja, ndërsa vëllai i tij po. Madje shprehet se vëllai i tij nga Pogradeci ishte nisur drejt Tiranës, ndërsa në Elbasan i kishin bërë pritë.
“Unë kam pamje filmike që vërtetojnë të kundërtën. Ngjarja është një sajesë. Unë nuk kam qenë fare në ngjajren e Elbasnait. Aksidenti është bërë afër një karbuaranti dhe ka pamje. Konflikti nisi në Pogradec me 1 mars. Vëllai ka qenë prezent, ndërsa unë jo. Ata u nisën nga Pogradeci, ndërsa rrugës për në Tiranë, ata i kanë bërë pritë. U kanë dalë para. Ngjarjet po ndodhin vetëm që të më bëjnë mua presion” është shprehur ndër të tjera ai.
Lexo edhe: I vendosën GPS poshtë makinës, pronari i mjetit flet me emra dhe tregon se me kë ka konflikte