Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

E akuzoi për ngacmim seksual, Saimir Kodra i përgjigjet Eglës: Shihemi në Gjykatë

Shkruar nga Newsbomb
E akuzoi për ngacmim seksual, Saimir Kodra i përgjigjet Eglës:

Aktorja e njohur dhe aktualisht banore e shtëpisë së “Big Brother” ka bërë një deklaratë të fortë pak ditë më parë ku u shpreh se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht. Egla iu referua prezantuesit Saimir Kodra, për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe prezantueesi i emisionit investigativ "STOP", Saimir Kodra, i cili deklaratën e Eglës e quajti një skenar të shëmtuar. Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë aktoren, Egla Ceno, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht aktoren për këtë deklaratë.

Lexo edhe: Egla “plas bombën”: Një personazh që del çdo mbrëmje në TV më ka ngacmuar, kërkova punë dhe më tha ‘po varet’

“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë.

Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”, tha Saimiri ndër të tjera.

@vip_zone.al #fyp #viral #?? #saimirkodra #eglaceno #stoptvklan #gazetaria ♬ The Champion - Lux-Inspira

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese