Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

E adhuronte prej kohësh, Kejsi Tola surprizon fansen në trasmetim direkt

Shkruar nga Newsbomb

Xhoja është gëzimi i shumëpritur i Kozetës pas 5 vitesh martesë.

Tani që ajo është adoleshente dhe disi e “llastuar” kërkon privilegje që mund të jenë të vështira për t’u realizuar. Për ta bindur që të arsyetojë, mami ka thirrur në ndihmë idhullin më të madh të vajzës, Kejsi Tolën. Kozeta tregon se si ka ardhur në jetë gëzimi i tyre, vajza e vetme, Xhoja.

“Sot ajo ka një fiksim nëse do diçka e realizon me çdo kusht. Për ditëlindje nuk donte gjë, vetëm më tha të shkojmë të shikojmë Kejsi Tolën në Elbasan për Ditën e Verës. Kejsin e kemi në mëngjes, në drekë, në darkë, e kemi pikturë në dhomën e gjumit dhe të gjitha këngët i dimë përmendësh, i dimë edhe të gjitha detajet e jetës së Kejsit përmes Instagramit. Komunikojnë dhe nëpër grupe se çfarë bën Kejsi dhe ku është gjatë ditës. Në telefonin e saj ka mbi 200 foto të Kejsit, zemrës sime siç thotë Xhoja. Ajo është edhe e fiksuar tek iPhone dhe ne ja kemi plotësuar që e vogël vetëm të ishte me fletë lavdërimi, të gjitha 10-ta dhe ne i plotësonim. Tani kërkon modelin e fundit të iPhone, por edhe plotësimet kanë një kufi. I ati i ka premtuar që kur të jetë 15 vjeç do i’a blejë, por tani ajo është vetëm 13. Jetesa është bërë pak më e vështirë dhe tani nuk është më e vogël. Më mirë mos ta kesh këtë telefon është edhe mesazhi që sot Kozeta do i japi vajzës së saj”. Kejsi Tola vjen në studion e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” përveç surprizës ajo është e vetmja që mund t’i kërkoj Xhojas që të heqi dorë nga iPhone i fundit. Pas ardhjes në studio të Xhojas dhe mesazhit nga nëna e saj, si gjithmonë në fund Ardit Gjebrea bën një foto me të ftuarit dhe aty përveç Xhojas dhe Kozetës shfaqet Kejsi në sfond, e cila surprizon Xhojan dhe këndojnë së bashku “Më ke mua”.

Kur pritja e gjatë për të realizuar ëndrrat të shpërblehet ashtu siç e ke pritur, kjo është lumturi. “Ti më ke mua” duhet të jetë mesazhi mes njerëzve që duhen. Nuk kishte dyshime që edhe Xhoja do zgjidhte Kejsi Tolën, aleaten e mamasë në këtë mesazh domethënës. Edhe miqtë më të mirë të saj ishin aty. Sa shumë energji pozitive në një vend. iPhone dhe teknologjia ndryshon çdo ditë, por dashuria për ata që na rrethojnë duhet të jetë unike. /tvklan.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll